Person living with cancer

Emine, Kosovo

ENGLISH TRANSLATION BELOW

Një luftë për jetën – Historia ime

Përshëndetje të gjithëve! Së pari, ju uroj shëndet dhe lumturi. Quhem Emine Jashari, vij nga komuna e Suharekës, dhe jam një nënë krenare e tre fëmijëve – dy djemve dhe një vajze – si dhe një gjyshe e lumtur e dy mbesave.

Jeta ime ndryshoi në mënyrë të papritur kur isha 40 vjeçe. Një mbrëmje, duke u përgatitur për gjumë, vërejta një gungë të vogël në gjoks. Fillimisht nuk e mora me shumë shqetësim, pasi në familjen time nuk kishim pasur raste të ngjashme. Megjithatë, vendosa të vizitoja mjekun për të qenë e sigurt.

Ekoja e parë nuk më dha përgjigje të qarta, por dyshimet e mjekëve më shtynë të bëja mamografinë. Aty kuptova se diçka nuk ishte në rregull. Ishte kohë pandemie dhe gjithçka ishte më e vështirë, por nuk doja të humbja kohë. Kërkova mendimin e disa mjekëve të tjerë, dhe ata më këshilluan të bëja një biopsi. Kur rezultatet dolën, më thanë se duhej të shkoja urgjentisht në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.

Në Tiranë, pas pritjes së gjatë prej një muaji për një konsultë, mjeku më konfirmoi atë që më frikësonte më së shumti – kanceri malinj. Më tha se operacioni duhej bërë sa më shpejt. Një javë më vonë, më 16 korrik 2020, u operova. Ishte një tronditje e madhe për familjen time, një moment që ndjeva sikur gjithçka rreth meje po shembej.

Por lufta nuk mbaroi aty. Pas operacionit, më priste një rrugë e gjatë dhe e vështirë – kimioterapia dhe rrezatimi. Bëra 6 seanca kimioterapie dhe 25 rrezatime. Ndër momentet më të vështira ishte rënia e flokëve – një shenjë e dukshme e luftës sime, që ndonjëherë më thyente shpirtërisht, por kurrë nuk më bëri të dorëzohem.

--------------------------

A Fight for Life – My Story

Hello everyone! First of all, I wish you all health and happiness. My name is Emine Jashari, I come from the municipality of Suhareka, and I am a proud mother of three children—two sons and one daughter—as well as a happy grandmother of two granddaughters.

My life changed unexpectedly when I was 40 years old. One evening, as I was preparing for bed, I noticed a small lump in my chest. At first, I didn't worry much, as there were no similar cases in my family. However, I decided to visit the doctor just to be sure.

The first ultrasound didn't give me clear answers, but the doctors' suspicions led me to do a mammogram. That’s when I realized something wasn’t right. It was during the pandemic, and everything was more difficult, but I didn’t want to waste any time. I sought the opinion of several other doctors, and they advised me to have a biopsy. When the results came back, they told me I needed to urgently go to Tirana for further treatment.

In Tirana, after waiting for a month for a consultation, the doctor confirmed what I feared the most—malignant cancer. He said the surgery had to be done as soon as possible. A week later, on July 16, 2020, I underwent surgery. It was a huge shock for my family, a moment when it felt like everything around me was falling apart.

But the battle didn’t end there. After the surgery, I faced a long and difficult road—chemotherapy and radiation. I underwent 6 chemotherapy sessions and 25 radiation treatments. One of the hardest moments was losing my hair—a visible sign of my fight, which sometimes broke my spirit, but never made me give up.

 

 

Show support
Reactions