Person with a lived experience of cancer

Vildan, Kosovo

ENGLISH TRANSLATION BELOW

Mrekullia ime💞

Pranvera e vitit 2020 ishte periudha më e veshtirë e jetës sime. Sfidohesha me diçka të vështirë, më ishte përmbytur bota, re të zeza  më kishin kapluar, isha në mes jetës dhe vdekjes, të luftoj apo të dorëzohem ishte dilema ime më e madhe?!
Por duke menduar se më duhet vetëm edhe pak kohë për të marrë në krahë engjëllushen time atëherë dilemat u hoqën, do të luftoja me tërë qenien time vetëm e vetëm të shijoj ndienjën e të qenit gjyshe.
Dëshira për të parë me sy të botës engjëllushen time më dha kurajo, vullnet e forcë për t u ballafaquar me sëmundjen. Mblodha forcat dhe ashtu pa zë, pa u ndier, duke fshehur semundjen edhe nga më të dashurit e mi ( vajzat ) hyra në një rrugë të panjohur - tunel i thoshin. Ishte i errët shumë, i frikshmëm... nuk mund të shihja dritë askund. Por, dëshira për të parë Engjëllushen time më shtyente përpara. 
Dhe stacioni i parë u kalua, edhe i dyti, derisa unë rrugëtoja në tunel ndodhi mrekullia.Ishte dita më e lumtur e jetes sime, u bëra gjyshe. Tani mund të shihja dritën ne fund të tunelit dhe me padurim prisja të kaloja edhe stacionin e tretë për të arritur te më të dashurit e mi  që më prisnin me padurim, por, pak me zemër të thyer duke menduar se kanë mbetur anash nga kujdesi im, ngase nuk e dinin se ç po ndodhte ne frontin tim. 
Dhe erdhi dita sa e lumtur - se do të takoja engjëllushen time, aq edhe e hidhur - se do të kuptonin realitetin e hidhur.
Prezenca e saj, në jetën time mua më tjetërsoi, më mbushi me dashuri, tani më e ndieja veten më të fortë, më afër fitores. Unë kot nuk e quaja - Mrekullia ime.
E mbushur me energjinë  pozitive shumë më lehtë e tejkalova edhe stacionet e tjera të tunelit. Dhe më priste edhe një rrugëtim i shkurtër jashtë tunelit. Këtë rrugëtim do të realizoja në Edirne në shoqërim me sugaren time e cila u kujdes për mua në çdo aspekt. Kohën e kalonim duke numëruar ditët kur do të marrë përsëri në krahë engjellushen time.
Dhe, gjithçka e lamë në vitin e vjetër, Viti i Ri 2021 për mua nuk ishte thjesht vetëm ndërrim mot- motesh por një Fillim i Ri, fillimi i një etape të re në jetën time. 
E mira e së mirës ishte se në këtë Vit të Ri hyra me Engjëllushen time. Kjo më mjaftoi të harroj peripetitë e vitit të kaluar. 
Ditët prane saj, nuk përshkruhen, koha e kaluar me të ishte shumë e çmuar, të përjetosh çdo moment me me te dashurit e tu ishte fantastike. Të qeshurat e saj, shikimet me plot dashuri, lojërat që bëmë së bashku më bënë të argëtohem shumë.
Dhe, u ktheva jetës sime normale me plot energji të deponuar nga - Mrekullia ime, e cila edhe sot pas pese vitesh vazhdon te jete motivi kryesor i jetes sime!

Gjyshja me e lumtur:

Vildane Kuksi

------------------------

My Miracle💞

The spring of 2020 was the most difficult period of my life. I was battling something hard, my world had collapsed, dark clouds had engulfed me, I was caught between life and death, to fight or to surrender, that was my greatest dilemma! But, thinking that I only needed a little more time to hold my little angel in my arms, the dilemmas disappeared. I would fight with all my being, just to experience the feeling of being a grandmother. The desire to see the world through my angel’s eyes gave me the courage, will, and strength to face the disease. I gathered my strength, silently, without being noticed, hiding the illness even from my dearest ones (my daughters), and entered an unknown path—what they called a tunnel. It was very dark, frightening... I couldn’t see light anywhere. But the desire to see my little angel kept pushing me forward. And the first station was passed, then the second, while traveling through the tunnel, the miracle happened. It was the happiest day of my life, I became a grandmother. Now I could see the light at the end of the tunnel and eagerly awaited to pass the third station to reach my beloved ones who were waiting for me anxiously, though with a broken heart, thinking they had been left aside because they didn’t know what was happening on my front. And the day arrived, both joyful—to meet my angel—and bitter because they would realiSe the harsh reality. Her presence in my life transformed me, filled me with love, and now I felt stronger, closer to victory. I did not call her my "Miracle" for nothing. Filled with positive energy, I easily overcame the other stations of the tunnel. And a short journey outside the tunnel awaited me. This journey would take me to Edirne, accompanied by my sugar, who took care of me in every way. We spent our time counting the days until I could once again hold my little angel in my arms. And, we left everything in the old year behind. The New Year 2021 for me wasn’t just a change of seasons, but a New Beginning, the start of a new chapter in my life. The best part was that I entered this New Year with my little angel. That was enough for me to forget the struggles of the past year. The days spent with her are indescribable, the time spent together was so precious, experiencing every moment with my loved ones was fantastic. Her laughter, the loving gazes, the games we played together made me have so much fun. And, I returned to my normal life full of energy, fueled by my "Miracle," which still, after five years, remains the main motivation in my life! The happiest grandmother: Vildane Kuksi

Show support
Reactions