
Zylfije, Kosovo
ENGLISH TRANSLATION BELOW
Përshëndetje,
Jam Zylfije Hajdari, 62 vjeçare nga Prizreni, nënë e pesë fëmijëve. Në vitin 2020, në mes të pandemisë, u diagnostikova me kancer të gjirit malinj. Ishte një lajm i rëndë për mua dhe familjen time, një sprovë e madhe që më ndryshoi jetën.
Më 13 mars u operova dhe më pas vazhdova me 8 seanca kimioterapie dhe 25 rrezatime. Ishte një periudhë shumë e vështirë, me sfida fizike dhe emocionale. Trajtimet më lodhnin trupin, por zemra dhe shpirti im nuk u dorëzuan. E dija se nuk isha vetëm – Zoti ishte gjithmonë me mua, dhe lutjet e familjes e të njerëzve të dashur më dhanë forcë për të vazhduar.
Përballja me kancerin në kohën e pandemisë e bëri gjithçka edhe më të rëndë, por falë Zotit, i përballova të gjitha dhe mbijetova. Sot, çdo ditë e shoh si një dhuratë dhe e falënderoj Zotin për forcën që më dha. Nga zemra uroj që të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje ta fitojnë këtë betejë dhe të kenë shërim të shpejtë. Mos e humbni kurrë shpresën!
------------------------
Hello,
I am Zylfije Hajdari, a 62-year-old from Prizren and a mother of five. In 2020, in the midst of the pandemic, I was diagnosed with malignant breast cancer. It was devastating news for me and my family—a great trial that changed my life.
On March 13, I underwent surgery, followed by eight chemotherapy sessions and 25 radiation treatments. It was an extremely difficult period, filled with both physical and emotional challenges. The treatments drained my body, but my heart and soul never gave up. I knew I was not alone—God was always with me, and the prayers of my family and loved ones gave me the strength to keep going.
Facing cancer during the pandemic made everything even harder, but by the grace of God, I endured it all and survived. Today, I see every day as a gift and thank God for the strength He gave me. From the bottom of my heart, I wish that all women facing this disease win their battle and recover quickly. Never lose hope!